Greqia do të jetë sot në terr informativ. Mediat publike dhe private kanë nisur një grevë 24-orëshe dhe gjatë gjithe ditës së martë nuk do të ketë asnjë edicion informativ në radio dhe televizione.
Greva vjen si protestë ndaj paketës se re të masave shtrënguese që pritet të votohen nga parlamenti grek këtë javë. Punonjësit e medias kërkojnë punë të qëndrueshme, rroga dhe pensione dinjitoze.





