Rita Ora ka dëshmuar se nuk është vetëm artiste e madhe, por edhe një personalitet i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë kontribuon për bamirësi.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka hedhur në ankand privat një portret të cilin e ka punuar vetë ajo. Portreti kushton 20 mijë paund, shkruan “Daily Mail”.

Të ardhurat nga shitja e portretit do të shkojnë për gratë e prekura me kancerin në gjoks. Edhe nëna e Ritës, ishte diagnostikuar me kancer në gji, kur këngëtarja shqiptare ishte 15 vjeçe, megjithatë ka arritur që ta mposhtë këtë sëmundje.

“Gjithmonë kam dashur të bëj diçka jo të zakonshme për të mbledhur para për gratë e prekura me kancer në gji. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj nënën time dhe t’i ndihmoj shoqatat me bamirësi. Arti është mënyra perfekt për ta bërë këtë”, ka thënë Rita Ora.