“Lumturia dhe mirëqenia e çdo njeriu fillon tek familja”. Me këtë moto janë mbledhur dhe kanë diskutuar sot, në ditën ndërkombëtare të familjes, aktorë të shoqërisë civile, shoqata dhe fondacione të ndryshme si dhe pjesëtarë të familjeve në nevojë në zonën e ish-Kënetës dhe Porto Romanos në Durrës.
Mbi 70 familje në Durrës i janë kthyer jetës normale, falë bashkëpunimit me partnerë të shoqërisë civile dhe shoqatave të ndryshme që zbatuan programin e Rrjetit për Integrimin Social, për promovimin e vlerave të familjes.
Meme Xhaferaj, drejtore e Shërbimit Social në bashkinë e Durrësit tha se programi është aplikuar në zonat më periferike të qytetit bregdetar.
Mesazhin për një famile të shëndoshë e dha edhe nënkryetari i bashkisë së Durrësit.
Hela Sheqeri, drejtore e fondacionit qendra kristiane e Durrësit shprehet se duke ditur vështirësitë që kalojnë këto familje është punuar në drejtim të prindërimit, integrimit dhe zhvillimit të familjeve në nevojë.
K.H.