Treni i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat pak para mbërritjes në qytetin e Selanikut, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës.

Si pasojë, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Në pesë vagonët e tij ndodheshin rreth 70 pasagjerë. Në momentin e daljes nga shinat, vagonët janë përplasur me shtylla të linjave elektrike, ndërsa duket se është rrëzuar edhe një shtëpi e braktisur në vendin e quajtur Adhendro, disa km në dalje të Selanikut.

Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë 21 makina të repartit të zjarrfikëseve si dhe disa ambulanca. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.