Blac Chyna mbushi të enjten plot 29 vjeç dhe si dhuratë për ditëlindje ka marrë një Ferrari 488 Spider me një fjongo të madhe në kofano.
Por ajo nuk tregon se kush i ka bërë këtë dhuratë kaq bujare, me një vlerë prej 273 mijë dollarë. Ajo ka fotografuar mjetin nga çdo kënd, madje dhe vetë djalin e saj King Cairo duke luajtur në të.
Edhe vogëlushja Dream nuk ka munguar në këtë ‘festë’. Chyna ka postuar edhe foto të vajzës 6 muajshe në sediljen e saj në makinë.
Blac Chyna është ndarë së fundmi nga Rob Kardashian, babai i vogëlushes së saj. Ata u lidhën në janar të 2016, dhe tre muaj më pas shpallën fejesën. Në maj të 2016 bën të ditur se ishin në pritje të një fëmije. Në dhjetor bën të ditur se u ndanë, por më pas u bashkuan disa herë dhe u ndanë sërish.
Një Ferrari si dhuratë ditëlindje (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV/ Reagon PD: Rama duhet të japë dorëheqjen!
U godit nga rrufeja në mal, ndërron jetë 68-vjeçari
Rama publikon pamjet nga banjat e Bënjës pas lajmeve për përtharjen e tyre: Ejani çdo fundjavë në Përmet
U paralajmërua protestë në zonën e Triportit pranë TEC-eve, vlonjatët ‘bojkotojnë’ tubimin e thirrur nga Shoqëria Civile





