Trupi i ngordhur i një krijese misterioze deti doli në bregun e një plazhi në Indonezi.

Krijesa gjigande, rreth 12 metra e gjatë e disa metra e gjerë, u zbulua nga një banor i zonës në brigjet veriore të ishullit Seram, provinca Maluku.

Fllimisht ai mendoi që krijesa ishte një anije, por kur u afrua kuptoi se ishte gabuar.

Që prej atij momenti, banorë të shumtë kanë shkuar për të parë nga afër këtë krijesë, që ende nuk dihet se çfarë është. Ata kanë kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve për të hequr nga bregu mbetjet e saj.

Më herët gjatë këtij vitit, në ujërat e Filipineve doli një tjetër krijesë gjigante me flokë. Pavarësisht spekulimeve, ajo u identifikua më vonë si balenë.