Rolando Mandragora është një nga futbollistët më premtues në futbollin italian, teksa pak kohë më parë u transferua edhe te Juventusi. Por, ditën e sotme ka ndodhur diçka e pabesueshme. Talenti nga Napoli është shpallur i vdekur, të paktën sipas asaj që shkruhej në të dhënat e tij në “Wikipedia”.Në faqen e famshme të të dhënave, për Mondragora shkruhej: “Rolando Mondragora (Napoli 29 qershor 1997 – Torino 11 maj 2017) ka qenë një futbollist italian, që ka luajtur si mesfushor te Juventusi dhe të Kombëtarja U21 e Italisë.”Fatmirësisht kjo ka qenë thjesht një shaka e hidhur, pasi Mondragor është shëndoshë e mirë dhe aktualisht ndodhet në Koverçiano i grumbulluar me Përfaqësuesen U21 të Italisë për ndeshjet e radhës. Ndërkohë, mesfushori është grumbulluar në Kombëtaren e madhe edhe nga trajneri Ventura, si edhe nga Maks Alegri te Juventusi.
Talenti i Juventusit shpallet i “vdekur”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“S’kam ambicie për kryetar partie, dua të drejtoj Bashkinë e Tiranës”- Ilir Alimehmeti: Salianji? Ashpërsimi i tonit nuk është pozitiv, s’e mbështes!
Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, ish-këshilltar i Vuçiçit! Dyshohet për fshehje të një krimi
Sipas mediave ndërkombëtare, Real Madridi ka zgjedhur të rikthejë Jose Mourinhon
Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë në Cannes marrëveshjen e bashkëprodhimeve kinematografike (VIDEO)





