Me rastin e 12 majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, infermierët e Durrësit kanë dhuruar gjak dhe pesë prej infermiereve e mamive më të vjetra janë nderuar me tituj mirënjohje.
Ceremonia është zhvilluar në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës, ku 5 infermieret: Rukije Vlashi, Adelina Korriku, Menduhije Sinjari, Lindita Çollaku, Genciana Cani janë nderuar me çertifikata mirënjohjeje nga Urdhri i infermierit.
Ato janë vlerësuar me tituj mirënjohjeje për detyrën e tyre fisnike me motivacinin: si infermiere dhe mami të shquara ndër vite për humanizmin dhe profesionalizmin e shfaqur në shërbim të pacientëve dhe qytetit, duke shpëtuar mijëra jetë.
Drejtoresha e shërbimit infermieror Ermioni Dabaj, kreu i Urdhrit të Infermierëve në Durrës Lufti Almi, ish-prefekti e pjesëmarrës të tjerë thanë se ndonëse vlerësohen 5 infermiere të Durrësit, mirënjohja shkon për të gjithë armatën e infermierëve dhe kontributin e tyre.
Në ceremoni u vlerësua si qendra më e mirë shëndetësore, ajo e Shijakut.
Ndjekim materialin:
K.H.