Kompania ajrore amerikane low cost Spirit Airlines ka anuluar qindra udhëtime dhe në aeroportin ndërkombëtar Fort Lauderdale-Hollywood ka shpërthyer kaosi.

Pasagjerët e zemëruar shtyjnë, shajnë dhe konfrontohen me forcat e rendit, ashtu siç dokumentojnë shumë video të publikuara online.

Spirit Airlines ka anuluar rreth 300 fluturime në një javë. Kompania ka hedhur në gjyq sindikatën e pilotëve, Air Line Pilot Association, që ka shkaktuar një ‘ngadalësim ilegal të punës’.