Në kuadër të stërvitjes “Defender 21” një grup ushtarësh amerikanë kanë vizituar kalanë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.
Në videon e publikuar ata shfaqen duke shpalosur krah njëri-tjetrit flamurin shqiptar dhe atë amerikan.
Ndërsa grupe të tjerë ushtarësh kanë zgjedhur të shijojnë jetesën vendase, duke vizituar klubet dhe restorantet në disa qytete shqiptare.





