Kryeministri Rama ka qenë sot në Akademinë e Shkencave ku ka folur gjatë dhe për reformën e bërë që sipas tij i ka kthyer vendin kërkuesve të vërtetë dhe i ka dekurajuar sharlatanët e shkencës që në një pikë të caktuar arritën deri dhe të flasin në emër të ASH.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se depolitizimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tregon e efektet qe ka dhene reforma ne kete institucion.
“Dua të ndaj me ju një sekret të vogël, që për herë të parë Skënder Gjinushi nuk ma ka uruar fitoren e zgjedhjeve. Pavarësisht se është i kënaqur që kam fituar zgjedhjet, ka menduar edhe për ata anëtarë të ASH që janë të mërzitur që unë kam fituar zgjedhjet. Duke qenë se ata janë pakica, për herë të parë në historinë tij është bërë me pakicën. Kështu që nuk besoj se ka detaj më domethënës për efektin e kësaj reforma. Kur u arrit edhe depolitizomi i Skënder Gjinushit e ardhmja është e sigurt. Është e sigurt që sot për herë të parë anëtarët ë kësaj akademia kanë në dorë çelësat e këtij institucioni”, u shpreh Rama.
Teksa foli për reformën në Akademinë e Shkencave, kreu i qeverise tha: “Duhet pranuar që nuk është pak, është shumë që në kaq pak kohë inercia degraduese ja ka lënë vendin një inercie të re, të qëndrueshme përpjekjeje për tu zhvilluar dhe transformuar.
Dua ti rikthehem momentit kur më në fund bindëm, në nga ana e qeverisë që ia vlente ta mbështesin reformën, në kohën kur kishte edhe disa ide alternativë.
Nuk kam asnjë iluzion që ligji i miratuar është më i përsosur, por merita kryesore e këtij ligji është që ka rikthyer Akademinë e Shkencave përsëri në vendin e kërkuesve të vërtetë.
Besoj i ka dekurajuar sharlatanët e shkencës, të cilët në periudha të caktuara arritën deri në pikën që të flasin edhe në emër të Akademisë se Shkencave.”





