Shtetet e Bashkuara ulën avionin e tyre eksperimental të quajtur X – 37B në Florida, duke i dhënë fund misionit të tij 2 – vjeçar, që mbetet totalisht mister.
Avioni, që mund fluturojë pa pilot dhe duket si një anije e vogël kozmike, u ul gjatë fundjavës në Cape Canaveral, duke përmbyllur kështu fluturimin që nisi në Maj të 2015 – ës.
Por Forcat Ajrore Amerikane nuk kanë zbuluar se çfarë ka bërë në ajër ky avion, apo arsyen përse është rikthyer në tokë.
Teoritë konspirative sugjerojnë se avioni mund të jetë duke testuar një armë të re satelitore, apo duke kryer përgjime. Por deri më tani nuk ka patur një sqarim zyrtar se çfarë bën në udhëtimet e tij të gjata.
X-37B, një prej dy modeleve të Forcës Ajrore, realizoi eksperimente të pa specifikuara për më shumë se 700 ditë në orbitë. Ishte misioni i katërt dhe më i gjati deri më tani, pjesë e këtij programi sekret.
Edhe kostoja e këtij programi është gjithashtu informacion i klasifikuar.





