3 nxënës të Durrësit, 2 prej të cilëve të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, kanë triumfuar duke rrëmbyer të tre çmimet e para të Olimpiadës së Matematikës që u zhvillua në Durrës me pjesëmarrje të 42 fëmijëve të përzgjedhur nga trevat mbarë shqiptare.

Sabina Alushi e Klevis Liperi, nga shkolla nëntëvjeçare “Kushtrimi i lirisë” dhe Nijada Kacmoli nga Kolegji “Turgut Ozal” kanë rrëmbyer çmimet e para me pikë maksimale, në konkursin të cilit ju nënshtruan 250 fëmijë të klasave të shtata.   

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës zhvilloi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Olimpiadën e Matematikës. Nga tre çmime të dyta e të treta janë shpërndarë, në bazë të pikëve të grumbulluara, ndërsa fëmjëve të tjerë pjesëmarrës në olimipadë ju dhanë fletë lavdërime.  

Pas zhvillimit të fazës së dytë të Olimpiadës së Matematikës për klasat 4-8 të shkollave publike dhe jopublike janë ndarë çmimet e treta, të dyta dhe çmimet e para për nxënësit fitues. Në fazën e dytë të olimpiadës morën pjesë 250 nxënës gjithsej, nga të gjitha shkollat e qarkut Durrës.

Paralelisht me këtë fazë, QKF në bashkëpunim me klubin “Paskal” të Tetovës në Maqedoni zhvilluan edhe edicionin e 18-të të "Test Matematika 7", me pjesëmarrjen e nxënësve të klasës së 7 nga shkolla të Kosovës, Maqedonisë dhe vendit tonë.

Ceremonia është përshendetur në fillim nga drejtori i QKF Durrës Avni Çuni, drejtoresha e arsimit Lindita Mukaj si dhe drejtori i arsimit dhe kulturës në bashki Ardian Gurra. 

K.H.