Nuk janë vetëm tifozët shqiptarë ata që vlerësojnë veprimin e Ismail “Ballist” Morinës në Beograd dhe që e cilësojnë atë si një hero. Të njëjtin mendim për të ndajnë edhe tifozët e Xhenoas, të cilët i kanë kushtuar tifozit shqiptar një koreografi gjatë ndeshjes së sotme kundër Interit.Morina është arrestuar rreth një muaj e gjysmë më parë nga polica italiane ndërsa po manovronte një dron në një nga kodrat rrotull qytetit të Xhenovas, në një zonë të ndaluar dhe jashtë orareve të lejuara.Më pas, polica italiane ngriti akuzën ndaj tij se ishte paguar nga grupet ultras të Xhenoas për të fluturuar një dron mbi stadium në një prej ndeshjeve të kësaj skuadre, me një parullë kontestimi ndaj presidentit Preciozi. Morina vazhdon të jetë i ndaluar nga p9licia italiane deri në sqarimin e situatës, por me sa duket tifozët e Xhenoas e mbështetin fuqimisht atë.

Gjatë ndeshjes së sotme, në tribunën veriore të stadiumit është shpalosur një koreografi e madhe, ku shfaqej Morina me flamurin shqiptar në dorë duke ecur mbi rrethimin e stadiumit.Kjo në fakt ishte një kopje e fotos që qarkullon prej vitesh në internet, kur Morina u ngjit mbi rrethimin e stadiumit gjatë ndeshjes Slloveni-Shqipëri