Nëse keni në plan një prerje flokësh, Zyrihu asnjëherë nuk është vendi i përshtatshëm.

Një analizë e bërë për shtetet në të cilat kushton më shumë dhe më pak prerja e flokëve, nxorri konkluzionin se Zurihi qëndron i pari në listë me një çmim prej 62 dollarësh.

Ndërsa në mesin e shteteve që kanë çmim të lartë për prerjen e flokëve qëndron edhe Oslo, Norvegji (48.10 dollarë), Kopenhaga, Danimarkë (45.10 dollarë) e kështu me radhë.

Por, nëse prerja e flokëve në këto vende nuk është ide e mirë, të jesh berber, mbase do të jetë shumë fitimprurëse.

Më poshtë keni grafikun e publikuar nga “BusinessInsider”, ku mund të shihni çmimet në të gjitha vendet.