Për këtë të premte parashikohet që alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare të dominojnë në territor, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin verior.
Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremin verior-verilindor. Këto kushte atmosferike përmirësohen gjatë mbrëmjes dhe natës duke rikthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do fryjë mesatare, por forcohet herë pas here me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.





