Nëse një fëmijë i vogël kalon shumë kohë duke luajtur në celular apo tabletë, mund të ketë vonesa në të folur, paralajmëron një studim i ri.
Studimi që do të prezantohet në Pediatric Academic Societies meeting në San Francisco, thotë se një fëmijë shpenzon mesatarisht 30 minuta në ditë para ekraneve të vegjël, dhe rreziku për vonesa në të folur rritet me 50%.
Ata kanë studiuar 894 fëmijë të moshave 6 muajsh deri në 2 vjeç në Toronto, për një periudhë 3-vjeçare. Në kontrollin e 18 muajshit, 20 % e fëmijëve kalonin 28 minuta në ditë me këto pajisje, sipas prindërve të tyre.
Në studim nuk kishte lidhje të tjera të dukshme mes kohës së qëndrimit në ekran dhe vonesave të tjera në komunikim përfshi ndërveprimet shoqërore apo gjuhën e trupit.
Dr. Catherine Birken, autorja e studimit thotë se pavarësisht këshillave të ndryshme se sa kohë duhet të rrijë një fëmijë para ekranit, “ne besojmë se përdorimi i smartphone dhe tabletëve është bërë mëse i zakonshëm në jetën e tyre”.
Ajo mbështet rekomandimet e fundit të American Academy of Pediatrics që të ndalohet përdorimi i tyre nën moshën 18 muajshe. Megjithatë studimi thotë se nuk ka prova direkte të shkakut dhe efekteve pasi këto do të jenë objekt studimi në të ardhmen.
Fëmijët para ekranit, vonojnë të folurin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kërkuan falje pas sherrit në gjykatë, çfarë vendimi u mor për vëllezërit nga Tropoja
JD Vance kritika ministrave të Netanyahut: Disa sulmuan marrëveshjen me Iranin, Trump është i vetmi udhëheqës sot që e pëlqen Izraelin
I dënuar me 10 vjet burg nga Italia për lidhje me klanet napoletane, shqiptari ekstradohet me një fluturim nga Tirana
VIDEO/ Rafineria e naftës në Moskë u bombardua gabimisht nga raketa ruse dhe jo nga droni ukrainas! Shikoni pamjet





