Edhe në qoftë se ka ende kohë për “Topin e Artë”, emrat e preferuar për këtë trofe janë të qartë. Muaji i konkurrencës së mbetur deri në finalen e Cardiff-it, më 3 qershor, mbetet vendimtar në këtë pikë. Sot për sot, favorit i qartë për “bookies” është Cristiano Ronaldo (1.29), që përfiton nga performanca e tij e lartë në Ligën e Kampionëve, kundër Bayern Munich dhe Atletico Madrid, si dhe nga eliminimi i Barçelonës së Messit, i cili humbi mundësitë për të treguar më shumë nga vetja në këtë kompeticion pas “K.O” ndaj Juventusit.

Megjithatë, argjentinasi është kanditati i dytë (4.00). Edhe Buffoni nuk mbetet larg, ai është i lidhur praktikisht me Messin (4.33). Opsionet në këtë treshe shkojnë nëpër trofetë që do të fitojnë, sidomos në planin europian. Nëse Real Madridi përsërit titullin (Champions), gjithkush mund të supozojë se Ronaldo do të fitojë për herë të pestë “Topin e Artë”, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Kupën e Konfederatave, e cila do të lidhte me çmime Messin. Nëse Juventusi shpallet kampion Europe, Buffon i shumëfishon mundësitë e tij, bëhet me më shumë opsione se Messi.

Të dy bashkë mund t’i kundërvihen për këtë çmim një kampioni si CR7. Hera e fundit dhe e vetme, kur një portier mori “Topin e Artë”, ka të bëjë me Lev Yashin, në vitin 1963. Një çmim i tillë do të ishte fundi i përsosur i karrierës së gjatë e mbresëlënëse të portierit të Juves. Ajo që është pothuajse e sigurtë lidhet me Messin dhe Ronaldon, të cilët do të jenë patjetër në podium, siç ka ndodhur vazhdimisht që nga viti 2011. Kandidat potencial është edhe Buffon, por nuk përjashtohet ndonjë nga të preferuarit e tjerë, si Neymar, Luis Suárez, Bale, Hazard, Kante…