Koha nuk do jetë shumë premtuese për ata që mund të kenë bërë plane për fundjavë.
Të shtunën, pjesa më e madhe e vendit paraqitet me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në veri ku priten shira të dobëta. Ndërsa pasditja vijon me vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime deri në mbrëmje, kur vranësirat shtohen në territor dhe shira të dobëta do të bien në zonat malore.
Ditën e diel, veriu e qendra do jenë me vranësira e shira të dobëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë në jug të vendit. Pasditja sjell kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore ndërsa kryesisht me vranësira dhe shira, mbetet e gjithë zona malore.
Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë të shtunën, por e diela sjell rritje të lehtë në mëngjes dhe rënie të ndjeshme në mesditë. Era do fryjë mesatare të shtunën, por e fortë të dielën me shpejtësi 45 km/h nga jugperëndimi duke gjeneruar në det, dallgëzim mbi 3 ballë.





