Nga 1 janari 2027, pensionistët do të përfitojnë bonus mujor të dyfishuar, krahas indeksimit të pensioneve.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.
Bonusi mujor, i nisur në vitin 2026, do të dyfishohet nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë të gjitha kategoritë e pensionistëve.
Për këtë mbështetje, në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë, ndërsa qeveria synon që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më i ulët se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm të arrijë të paktën në 22 mijë lekë.
Sipas ministres, dyfishimi i bonusit nga 1 janari 2027 vjen krahas indeksimit të pensioneve, duke synuar rritjen graduale të të ardhurave mujore të pensionistëve.





