Gjykata për Krimet e Rënda shtyu sot seancën e radhës në ngarkim të Denis Shtrazës dhe Ervin Dalipajt, ku ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat të dyfishtë në Sukth së bashku me Xhino Dautin.
Shtyrja e seancës u bë me qëllim për t’i dhënë kohë prokurorisë të sjellë certifikatën e vdekjes së Dalipajt.
Kjo ishte seanca e parë gjyqësore pas vdekjes së tij. Ditën që u ekzekutua, në orën 12:30, do të mbahej seanca e radhës për Dalipin dhe Denis Shtrazen te Krimet e Rënda, të akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. Ky i fundit është vrarë më 6 janar të 2016-s.
Në mungesë të Dalipajt kjo seancë është shtyrë. Te Krimet e Renda ende nuk ishin ezauruar të gjitha procedurat e njoftimit për të pandehurit që kanë masën “arrest në burg” në mungesë, raporton “Panorama”.





