Një person është plagosur në kryeqytet, pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy shtetas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas, i cili po udhëtonte në motor së bashku me një shtetas tjetër”– thuhet ne njoftimin e policise.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.