Punimet në sheshin “Veliera” po ecin me ritëm të lartë dhe projekti nuk ka më asnjë kthim pas, sepse tuneli në ish-rrugën nacionale ka përfunduar dhe punimet po zhvillohen në pjesën e sipërme të tij, ku pritet të jetë edhe pika më e lartë e sheshit.  

Firma ndërtuese po vijon me ngritjen e një strukture disa metra mbi sipërfaqjen e pikës më të ulët. Edhe arkeologët janë larguar pas testimeve të ndryshme që bënë në zonën arkeologjike A, ku u zbuluan edhe disa varre që i përkisnin periudhave të ndryshme .

Gjykata e Apelit ka  vendosur më herët  pezullimin e punimeve në zonën arkeologjike A në pjesën mbi rrugë, aty ku edhe kanë dalë zbulime arkeologjike, ashtu sikurse vendosi edhe Gjykata e Shkallës së Parë, për punimet në sheshin “Veliera”.

Aktualisht punimet në sheshin “Veliera” janë duke vijuar me ritme të shpejta në pjesën para hyrjes së portit detar, dhe në ish- rrugën nacionale që zëvendësohet nga tuneli nëntokësor. Punimet nëntokësore janë mbyllur dhe po vijojnë me punimet mbi tokë.

Pavarësisht se ky projekt madhor për qytetin e Durrësit ka hasur në shumë kundërshti nga ana e shoqërisë civile, punimet kanë vijuar me intensitet të lartë në pjesën më të madhe të sheshit. Operatori i “DurrësLajm” ka qenë në pjesën e sipërme të Torrës Veneciane dhe na sjell edhe pamjet për të kuptuar se çfarë po ndodh aktualisht në këtë zonë.

Për më shumë ndiqni materialin : 

K.H.