Massimiliano Allegri po e udhëheq Juventusin drejt një sezoni fantastik, teksa mbrëmë fitoi pastër 2-0 ndaj Monacos. bardhezinjtë në këtë mënyrë kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Cardiff-it. “Dua të përgëzoj ekipin për këtë ndeshje kundër Monacos, e cila nuk ishte e lehtë, sepse kundërshtari ka një grup me cilësi të mëdha. Buffon bëri pritje të jashtëzakonshme, duke e ruajtur rezultatin 0-0. Me Pjanic jam shumë i zemëruar, sepse ai ka cilësi për t’u bërë një nga tre mesfushorët më të mirë në botë.
Çdo herë që e humbet topin bëhet një tragjedi. Në vend të kësaj, ai duhet të jetë i bindur për cilësitë që ka, të cilat tani për tani nuk i ka shprehur maksimalisht. Më i miri në fushë natyrisht ishte Buffon. Gigi ka dëshmuar në një seri lojërash se mbetet numri një në botë si portier.”