Para ndeshjes Monaco-Juventus të gjithë kanë folur për Kylian Mbappe, por gjatë saj të gjithë kanë folur, me të drejtë, për Gianluigi Buffon. Legjenda italiane e portës ka neutralizuar dy goditje të rrezikshme të sulmuesit francez para se Higuain t’i siguronte fitoren 2-0 Juventus-it në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Këto kanë qenë disa nga reagimet më të bukura të tifozëve në Twitter për numrin një të bardhezinjvë, i cili është bërë edhe italian i dytë pas Maldini-t me 100 ndeshje në Champions. 

Ja disa nga komentet e tifozëve: Buffon më i miri i të gjitha kohërave; Dy raste të rëndësishme për Mbappe, dy pritje të rëndësishme nga Buffon; Duhet më shumë se aq për të mposhtur legjendën.; Mbappe i jashtëzakonshëm, por Buffon është akoma në formë!  Buffon është më i mirë se Pogba;   Buffon ka qenë portieri më i mirë i 20 viteve të fundit; Mendoni se Mbappe është i mirë? Buffon ka dhuruar paraqitje të tilla qëkur Mbappe ishte në pelena.