Gonzalo Higuain ka shpërthyer me dopietë në ndeshjen e mbrëmshme, të fituar 2-0 kundër Monakos. Sulmuesi argjentinas i Juventusit i ka dërguar të tijtë me një këmbë në finale e Cardiff-it. Duke folur pas ballafaqimit me francezët, blerja e bujshme e bardhezinjve në verën e vitit të kaluar do të nënvizonte: Jam i lumtur për dy golat, por më shumë që fituam një gjysmë-finale të rëndësishme. Tani kemi kampionatin dhe shpresojmë që të fitojmë kundër Torinos e ta mbyllim kampionatin.
Dy gola ishin si nëpër ëndrra. Në fakt, puna ime është kjo, të shënoj sa më shumë. Gjithmonë përpiqem për të bërë më të mirën, ndodh që shpërblehem, si sonte, ose e kundërta. Më e rëndësishme ishte fitorja e skuadrës. Kualifikimi nuk është mbyllur ende, por tani duam finale e Champions-it. Unë punoj për netë si kjo, por gjëja më e rëndësishme ishte fitorja pa pësuar gol”.