Një tjetër lojtar shqiptar po rritet në akademitë e futbollit italian. Këtë radhë bëhet fjalë për Klajdi Picin, i cili tani është zyrtarizht pjesë e skuadrës së Kaljarit. Mbrojtësi shqiptar ka firmosur një kontratë 3 vjeçarë me klubin nga Sardenja, që është edhe e para për të.
Ndërkohë, djaloshi 16 vjeçar në të kaluarën ka qenë pjesën edhe Përfaqësueses italiane, teksa tani ka bërë hapin e madh në karrierën e tij të re, teksa më parë ka qenë pjesë edhe e akademisë së Interit.Djaloshi 16 vjeçar, i grumbulluar në të kaluarën nga përfaqësuesja U-17, ka lidhur pak ditë më parë një kontratë trevjeçare me klubin e Kaljarit, siç u lejohet futbollistëve nën moshën 18-vjeçare. Por për të kishte një garë të mirëfilltë mes klubeve të ndryshme.Mediat italiane tregojnë se përfaqësuesin e futbollistit e kishin kontaktuar Empoli, Fiorentina, Specia, Entela, Sampdoria, Alesandria, Lugano dhe Genk, por menaxheri Dorian Shkira ka gjetur një akord me Kaljarin,Klajdi Pici është një mbrojtës i cili te skuadra e Novarës është aktivizuar edhe në rolin e mesfushorit të vendosur para mbrojtjes.