Në mbledhjen e fundit qeveria ka miratuar pagën bazë minimale në ekonomi. Siç qe paralajmëruar ajo do të rritet nga 22 mijë lekë në 24 mijë lekë dhe shërben për efekt të llogaritjes së kontributeve për sigurimet shoqërore.

Po ashtu në vendim thuhet se paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ndryshimi i fundit i nivelit të pagës minimale ka qenë në 2013. Rritja e pagës minimale shton të ardhurat për punonjësit me paga të ulëta. Por për një kategori tjetër, veçanërisht të vetëpunësuarit dhe ata që janë të siguruar me rroga maksimale, ajo sjell rritjen e kontributeve.