Themelohet në Durrës Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare, (CEMA), një mundësi për të rinjtë që dëshirojnë të trajnohen dhe kualifikohen në profesione që lidhen me industrinë detare. Të pranishëm në ceremoni ishin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, drejtori ekzekutiv i APD Pirro Vengu, rektorja e UAMD, Kseanela Sotirofski, përfaqësues nga Sekretariati Rajonal i Transportit etj.

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (Centre for Excellence for Maritime Affairs) është një iniciativë e Portit të Durrësit dhe partnerëve të tij, përkatësisht Universitetit të Durrësit dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit. 

“Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare do të jetë pikë së pari një shkollë profesionale, një instrument bashkëpunimi rajonal në funksion të zbatimit të standarteve europiane në fushën e shërbimeve portuale, si dhe një strukturë mbështetëse për sipërmarrjet novatore në logjistikën portuale, ekonominë blu dhe mjedisin detar”,– tha ndër të tjera drejtori ekzekutiv i APD, Pirro Vengu.

Krijimi i CEMA-s do të mbështesë Autoritetin Portual Durrës dhe partnerë të tjerë kombëtarë dhe rajonalë (Autoritetet Portuale dhe Administratat Detare) në rajonin Adriatiko-Jonian për të përmirësuar operacionet portuale drejt krijimit të qendrave të përqendruara në logjistikë; për të rritur ndikimin e tyre rajonal si ofrues të shërbimeve detare; për të forcuar qeverisjen dhe sigurinë e tyre; për të identifikuar zgjidhje inovative në trajtimin e ndryshimeve klimaterike; për të mbështetur zhvillimin ekonomik.

CEMA do të shërbejë si qendër trajnimi dhe ndërtimi të kapaciteteve për profesionistët e detit si dhe një pikë takimi midis sektorit detar dhe akademisë. Një komponent i rëndësishëm do të jetë kontributi i tij në hartimin e politikave për çështjet detare dhe përditësimi i acquis communautaire në këtë sektor. Fillimisht, CEMA do të synojë të jetë një Qendër Rajonale e Inovacionit në një marrëveshje me operatorë privat e duke ofruar kërkime të përshtatura dhe një platformë bashkëpunimi midis institucioneve të qeverisjes, qeverisë lokale, akademisë, grupeve të interesit dhe aktorëve të tjerë detarë në rajon.

Fjala e Drejtorit të përgjithshëm Ekzekutiv të APD, Pirro Vengu: 
Mirë se erdhët në Portin e Durrësit. I uroj mirë se ardhjen gjithashtu, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, znj. Balluku,  për themelimin e Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare, pas një puna gati një vjeçare me disa partnerë, me Universitetin e Durrësit, me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe së fundmi me Sekretariatin e Përhershëm të Transportit, drejtori i të cilit është me ne sot. 
Themelojmë sot Qendrën e Ekselencës për Çështjet Detare, e cila nuk është thjesht një qendër studimore, është ideuar edhe me mbështetjen e posaçme të Kryeministrit Rama, si një shkollë profesionale, si një qendër bashkëpunimi rajonal për çështjet detare dhe si një aksenelator për stend up-e dhe për të gjitha ato iniciativa  novatore që gjejnë zgjidhje teknologjike për sfidat  që Porti i Durrësit, të gjithë portet shqiptare dhe administrata detare ka sot, qoftë në këndvështrimin e sigurisë detare, sigurisë së lundrimit dhe dhe këndvështrimin e sfidave njerëzore përsa i përket detyrimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian (BE). Do doja t’ja kaloja fjalën Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, e cila e ka mbështetur këtë nismë që në krye të herës,për të thënë një fjalë përshëndetëse.
kanë përfituar nga bursa pranë Universitetit të Durrësit për trajnime, në kuadër të kësaj qendre dhe ne do t’a vijojmë këtë bashkëpunim  edhe në Vitin e Ri Akademik, madje jemi edhe në diskutime me Ministrinë e Arsimit përsa i pérket themelimit të një katedre të ekonomisë detare me mbështetjen e Autoritetit Portual Durrës. 
Teksa Shqipëria përgatitet për çeljen e Negociatave, edhe për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të ndodhë sa më parë. Qendra e ekselencës për Cështjet Detare ka edhe një komponent Europian, siç e përmendi me shumë të drejtë edhe Ministrja, dhe ne duam që të punojë si një platformë bashkëpunimi Rajonal në fushën e shërbimeve portuale, transportit, peshkimit, sigurisë së lundrimit, ndaj dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Përhershëm të Transportit do të nisim punën për një udhërrëfyes rajonal përtransportin detar. Kështu Shqipëria të jetë e përgatitur për të transpozuar, siç thuhet në gjuhën teknike, të gjitha normat dhe standardet dhe direktivat Europiane për shërbimet portuale, pika e parë, dhe pika e dytë; Përsa i përket sigurisë së lundrimit, ne duhet të fillojmë të përgatitemi për t’u bërë pjesë e memorandumeve të sigurisë detare që janë shumë të rëndësishme përsa i përket edhe normave të sigurisë anijeve dhe normave mjedisore për anijet që lundrojnë në ujërat tona. Ky është momenti për të përmendur bashkëpunimin që kemi prej vitesh me institutin pë Bashkëpunim dhe Zhvillim, i cili përfaqësohet këtu nga zonja Haçkaj. 
Do doja t’ja kaloja fjalën një bashkëthemeluesi të Qendrës së Ekselencës dhe një mik i afërt i portit dhe i të gjithë transportit rajonal Z. Matei Zakonjcek, i cili vjen për herë të Katërt në Shqipëri dhe na ka mbështetur që në krye të herës me idejimin e qendrës dhe mbështetjen për t’a krijuar atë në funksion të bashkëpunimit rajonal.