Deputeti socialist Pandeli Majko ka bërë një analizë të shkurtër të krizës politike që ka mbërthyer vendin duke e konsideruar atë si “ndër më të ulëtat që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”.

Pak para takimit të kryeministrit Edi Rama me kreun e opozitës Lulzim Basha në orën 10:00 në Presidencë, Majko ka postuar në “Facebook” një foto me kallash dhe disa plumba.

Ai thotë se shpreson në një “marrëveshje pa ndere” më shumë se sa në një “konflikt të moralshëm”.

“Kriza politike që po ndodh aktualisht duket të jetë ndër më të ultat që ka ndodhur në Shqipëri. Ajo po shoqërohet nga shfaqje groteske të trimërisë si frikë dhe frikës si trimëri… Shpresoj në një marrëveshje “pa nder” se sa në një konflikt të “moralshëm”!”, shkruan Majko.