Gjatë kësaj periudhe zgjedhjet e 18 qershorit janë një nga çështjet më të nxehta të momentit.
Vetëm pak ditë më parë Partia Socialiste ka publikuar listat e kandidatëve të qarqeve të vendit. Në listën e Tiranës kryeson në garën për deputetë, Elona Gjebrean, e cila përreth 4 vite ka mbajtur postin e zëvendës ministres së Brendshme.
Por një tjetër detaj vihet në fokus për Gjebrean, ajo është e afërme e kantautorit dhe moderatorit të njohur Ardit Gjebrea.
Madje në një nga emisionet e Arditit tek “E diela shqiptare”, Elona ka qenë e ftuar duke ruajtur padyshim seriozitetin e postit.
Megjithatë, gjatë prezantimit, Arditi e ka vënë në dukje që ai dhe Elona janë kushërinj të parë.





