Derbi i së dielës regjistroi humbjen e hidhur të Romës, që komplikoi kualifikimin e drejtpërdrejtë për në grupet e Championit, e bashkë me të dhe mundësitë e fundit për t’i rrëmbyer titullin Juventusit. Por nëse llogaritë pas verdiktit në fushë nuk dalin sipas logjikës, skuadra kryeqytetase rrezikon ta pësojë edhe nga gjykatësi sportiv. Kevin Strootman dhe Daniele De Rossi rrezikojnë të skualifikohen pas provës televizive, e në këtë mënyrë mund të mungojnë në përballjet e ardhshme ndaj rivalëve jo të lehtë, si Milan dhe Juventus.

Ka shkuar tashmë në Gjykatën Sportive dosja me pamjet e Kevin Strootman në rastin e një simulimi grotesk, që i dhuroi Romës një penallti të paqenë në derbin ndaj Lazios.Roma do të tentojë të mbrohet me faktin se mesfushori holandez u rrëzua për të evituar ndërhyrjen e Ëallace, por në këtë pikë do të ndikojë raporti i arbitrit Orsato. Në rrezik pezullimi është edhe mesfushori Daniele De Rossi, i cili pas shënimit të penalltisë në portën e Tomas Strakoshës, akuzohet se ofendoi publikun e Lazios duke treguar pjesët intime dhe duke fyer tifozët rivalë.Gjithashtu, disiplina e Serie A do të analizojë dhe audiot dhe videot e lidhura me dy episode raciste. Mesfushori Sulley Muntari braktisi fushën në Cagliari pas ofenndimeve nga tribunat, ndërsa mbrojtësi Rüdiger e pësoi në mënyrë të njëjtë, kur mori kartonin e kuq në derbin Roma-Lazio.