Sulmuesi Lionel Messi shënoi kundër Osasunës dhe siguroi që të mbetet në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të Europës, në garën për “Këpucën e Artë”, por Bas Dost e zvogëloi defiçitin në katër pikë me argjentinasin, pas një “hat-trick”-u kundër Braga.
Messi ruajti pozitën e liderit në këtë garë me dy golat që realizoi në fitoren 7-1 të Barcelonës, ndërsa Dost ndihmoi Sporting të mundte Braga 3-2 dhe mbajti gjallë shpresat e tij për fitimin e “Këpucës së Artë”. Robert Lewandowski shënoi tre gola për Bayern Munich, teksa bavarezët mundën 6-0 Wolfsburg-un.