Jo vetëm agjencitë detare më serioze e kanë përfshirë Durrësin si pjesë të gudave serioze të turistëve nga e gjithë Bota, por edhe agjencitë e transportit rrugor, pjesë të rëndësishme të guidave, e kanë përfshirë qytetin bregdetar.
Me qindra turistë kryesisht nga Europa Juglindore, por edhe nga Serbia e Greqia, pjesë të tureve të tyre me autobusë kanë edhe vizitat në qytetin bregdetar.
Një maji shënoi turistët e parë të mbërritur dhe ka vijuar me mbërritjen e grupeve të tjera, nga Çekia, Sllovakia, Hungaria etj.
Agjencitë turistike pohojnë se qyteti i Durrësit ka shfaqur interes të madh në krahasim me të gjithë qytetet e tjera në vend, dhe grupet e turistëve padisuktim kërkojnë që një prej ditëve të qëndrimit të jetë në Durrës.
Në bazë të interesave të tyre, edhe turistët përzgjedhin se çfarë vizitojnë.
Disa parapëlqejnë vizitat e lira, të tjerë objektet historike e arkeologjike, ndërsa të tjerë vizitat në bregdet e në plazh.
K.H.





