Milot Rashica hyn në histori me Vitesse-n.Ylli shqiptar ishte një prej protagonistëve absolutë të skuadrës nga Arnhemi, që fitoi Kupën e Holandës pas suksesit 2-0 në finale përballë AZ Aalkmar.Rashica dha asistin për Wolfswinkel, që në minutën e 81–të realizoi golin e parë të finales.Dy minuta më pas Wolfswinkel dyfishoi shifrat duke vulosur një sukses të jashtëzakonshëm për Vitessen, që fitoi trofeun e parë madhor në histori.
Në fund të ndeshjes, Rashica festoi së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët, duke mbajtur në shpinë flamurin kuqezi, që përfaqëson të gjithë shqiptarët dhe flamurin e Kosovës.Triumfi në Kupë dhe paraqitja në finale janë një sukses i jashtëzakonshëm për Milot Rashicën, që prej dy sezonesh është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Vitesse-s, ndërsa fitoi edhe trofeun e dytë për nga rëndësia në Holandë.