Prodhimi i një vaksine tjetër potenciale kundër coronavirusit do të fillojë të për disa javë, kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanive farmaceutike Sanofi nga Franca dhe GlaxoSmithKline nga Anglia.

Në deklaratë është bërë e ditur se ka nisur faza e tretë e testimit, ku vaksina e prodhuar do të injektohet te mbi 35 mijë të rritur vullnetarë në SHBA, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Në studim do të testohet efikasitetit i vaksinës kundër coronavirusit, si dhe kundër varianteve tjera që janë detektuar në Afrikën e Jugut.

Nëse testimi rezulton i suksesshëm, atëhere rregullatorët do të duhej që deri në fund të vitit të miratojnë përdorimin e vaksinës.

“Prodhimi do të fillojë javëve të ardhshme për të mundësuar një qasje të shpejtë në vaksinë, kuptohet nëse ajo miratohet për përdorim”, thuhet në deklaratë.