Mbrëmjen e së shtunës, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi, kanë darkuar në Etiler Nusret, në Stamboll.

Në dalje, Tolgahan dhe Almeda e kanë pasur të pamundur t’u shmangen gazetarëve dhe pyetjeve për projektet e reja që kanë apo planet e verës. Çifti që u martuan më 13 shkurt në Los Angeles, ishin të shoqëruar edhe nga motra e Almedës dhe i dashuri i saj.

Tolgahan iu përgjigj pyetjeve për projektet e ardhshme dhe serialin që do të fillojë xhirimet, por nuk harroi të thotë që bashkëshortja Almeda “është një projekt i ri”, për të cilin duhet të investojë shumë.

Të pyetur për planet e verës, çifti thanë se akoma nuk kanë ndonjë gjë konkrete dhe, më interesantja e mbrëmjes, ajo që nuk u shpëtoi syve të gazetarëve, ishte unaza e pazakontë e Tolga-s. Unaza e varur në qafë, së bashku me një bri është shumë domethënse për Tolgahan. Aktori u tha gazetarëve që e pyetën pse e mban unazën në qafë, se ajo unazë “është e babait të ndjerë të Almedës: “Vjehrri ma ka besuar. Në vend që ta mbaj në gisht, unë e mbaj bashkë me këtë varëse në zemër. Unaza dhe vajza më janë besuar dhe unë do të kujdesem për to sa më shumë të mundem”, – tha aktori duke i surprizuar të gjithë.

Çifti u larguan më pas së bashku me të afërmit e tjerë. /Class/