Në përfundim të takimit që Skënderbeu fitoi në Gjirokastër kundër Luftëtarit 0-1, tifozëritë e të dy kahëve kanë patur një përplasje mes njëra-tjetrës.
Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, gjirokastitët tentuan të përleshen me tifozërinë udhëtuese duke shkaktuar tension në stadium.
Policia i mori menjëherë në mbrojtje mbështetësit e ekipit udhëtues, duke i futur në fushë, mirëpo tifozët e Luftëtarit sërish tentuan të futeshin në stadium nga porta ku hyn ambulanca.
Megjithatë situata u qetësua dhe policia ndaloi një mbështetës të ekipit bluzi.
Kujtojmë që kjo ishte një sfidë shumë e rëndësishme për dy ekipet pasi vareshin objektivat sezonal. Luftëtari shpresonte të përfitonte nga hapi fals i Vllaznisë për të siguruar vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu kërkonte të mos shkëputej në luftën për titull kampion.