“Lukunia” e të pangopurve, e të varfërve, e atyre që nuk kanë bukë dhe as një mjet jetese në familjet e tyre, është e madhe në Durrës. Të varfërve gjithmonë iu kërkohet vota, por pas votimeve “ushtria e tyre” veç rritje pëson. Janë me dhjetëra në mos e qindra familje në zonën e ish-Kënetës në Durrës të cilët kanë nevojë për çdo mjet qoftë edhe minimal, ushqime apo veshje, për fëmijët dhe të rriturit.

Këtë javë dega e shoqatës “Fundjavë Ndryshe” në Durrës, së bashku me mësues e nxënës të kolegjit “Turgut Ozal”, u bënë pjesë e shpërndarjes së ndihmave të mbledhua nga fëmijët e kolegjit. Shoqata “Fundjavë Ndryshe” ka bërë evidentimin e familjeve që kanë nevojë e janë në kushte tejet të vështira, dhe me donatorët e saj vullnetarë ka bërë të mundur shpërndrajen e ndihmave.

Vetëm ketë vit, shkolla 9-vjeçare e kolegjit “Turgut Ozal” ka ndihmuar me kontributin e nxënësve të saj, rreth 20 familje të ndryshme, ndërsa këtë fundjavë objekt ndihme kanë qenë disa familje të tjera. Numri i familjeve të varfra me probleme të mëdha për mbijetesë në zonën e kënetës është reth 300. 

K.H.