Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para rreth thesit me kanabis që u gjet këtë pasdite në zonën e Kallmit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se thesi peshonte afro 20 kg, por pritet të peshohet në ambientet e DVP-së Durrës për të konkluduar peshën e saktë.

Ai u gjet rreth orës 16:30 gjatë një kontrolli që po ushtrohej përgjatë vijës bregdetare. Policia ka publikuar edhe fotot e thesit në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2017, rreth orës 16:30, gjatë kontrollit të ushtruar vijës bregdetare, në afërsi të Kallmit është gjetur një thes me një sasi të dyshuar lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë rreth 20 kg, por pritet të peshohet në ambientet e DVP-së Durrës për të konkluduar me peshën e saktë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në peshimin e lëndës së gjetur, origjinën e lëndës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.