Gjykata e Apelit në Tiranë kërkon të rikthejë në qeli Genc Tafilin.

Ai fitoi lirinë me kusht në vitin 2017 nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në prapa hekurave pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion.

Tafili u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg, nga 25 në total që ishte dënuar. Ai bashkë me të vëllanë, Admir Tafilin u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari.