Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka marrë dozën e dytë të vaksinës kineze “Sinopharm” duke u vaksinuar plotësisht.
Përmes një postimi në Facebook, Zaev njofton se do të vijojë me axhendën e tij pasi nuk ka pasur shqetësime gjatë vaksinimit.
“Sot mora dozën e dytë të vaksinës Sinofarm. Ndihem shumë mirë dhe vazhdoj me ditën e punës. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë regjistruar ende në portalin www.vakcinacija.mk ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv dhe të deklarohet fitorja ndaj pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.”, shkruan ai.
Edhe në Maqedoninë e Veriut vijon vaksinimi ndaj COVID-19, madje edhe me vaksina lindore si ato kineze dhe ruse.





