Paraqiten 70 punime shkencore

Në sallën e Konferencave të Universitetit "Aleksandër  Moisiu" Durrës, është zhvilluar Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare me temë: "Menaxhimi i Traumës së Avancuar" nga departamenti i Mjekësisë së Fakultetit të Studimeve Profesionale.

Të pranishëm në këtë konferencë në të cilën u paraqitën mbi 70 punime shkencore, ishin shumë personalitete të botës akademike, si: Prof. Dr. Arben Gjata, Prof. Dr. Skënder Topi, Prof. Dr. Tritan Shehu, rektorja Kseanela Sotirofski. Në fjalën e tij profesor.as.dr. Osman Metalla u shpreh se trauma është një problem jo i vogël për shoqërinë bashkëkohore dhe shpjegoi cila moshë është më e prekur.

Konferenca u organizua  në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Universitetin e Elbasanit, UBT, etj. Në këtë konferencë merrnin pjesë edhe  shumë të ftuar nga jashtë vendit, si nga: Kosova, Mali i Zi, Zvicra e Gjermania si dhe studentë të universitetit të Durrësit.

K.H.