Çdo komb ka paragjykime, prej të cilave disa prej tyre filluan mijëra vjet më parë. Një besim popullor që ekziston në shumë kultura është edhe ‘syri i keq’. Thuhet se mund të shkaktojë dhimbje, lëndime dhe fat të keq. Prandaj fillimisht turqit janë ata të cilët e kanë përdorur simolin e syrit të kaltër ose siç quhet “Nazari”. Por, a keni menduar cila është historia e tij?

Një sy i kaltër është regjistruar fillimisht në Mesopotami rreth 5 mijë vjet më parë në material prej argjile. Thuhet se ky sy mund të ketë origjinën që nga fillimi i epokës së Paleolitit. Ky simbol gjendet në kulturat hebraike, si dhe shoqëritë budiste dhe hinduse.

Përmes këtij simboli besonin se do të mbroheshin nga fati i keq që mund të vinte si reflektim i ziliqarëve.Thuhet se syri i keq është një mallkim që besohet të jetë hedhur nga një shkëlqim verbues, i cili zakonisht drejtohet ndaj një personi që nuk është i vetëdijshëm. Shumë kultura besojnë se marrja e syrit të keq do të shkaktojë një fatkeqësi.

Megjithatë, ky simbol është thjesht një traditë turke. Është gjithashtu suveniri më i shitur. Nga unaza të vogla, aksesorë çelësash deri te qeramikat për t’u varur në shtëpi. Kështu ato shiten gjithandej kudo që ekziston turizmi.

Mirëpo, besimi islam e ndalon një besim të tillë duke e futur në radhet e besëtytnive të tjera.

Turqit mbajnë me vete ose e shfaqin në shtëpinë e tyre këtë simbol. Mirëpo, shpesh kur pyeten nëse ata besojnë se do të shmangin fatin e keq përmes këtij guri, ata thjesht mbledhin shpatullat.

Këto simbole që kanë arritur të jenë më të shiturat në tregjet botërore, prodhohen edhe në Kinë. /Express/