Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 3 inspektorëve të Policisë Pyjore dhe kryeplakut të Armathës, pasi në këtë fshat u zbuluan bimë kanabis sativa.

Kështu, nisi procedimi penal ndaj shtetasve:

• B.D. 54 vjeç, banues në Durrës, Kryeplak i fshatit Armath, Durrës;

• Y.M.  49 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Policisë Pyjore;

• E.B. 34 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Policisë Pyjore;

• B.Gj. 61 vjeç, banues në Shijak, Inspektor i Policisë Pyjore.

Një ditë më parë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Armathë”, uniformat blu gjetën në një parcelë 120 rrënjë kanabuis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.