Drejtori i porsaemëruar i Policisë së Qarkut Durrës, Alfred ÇEPE, vjen në këtë detyrë pasi ka punuar për dy vjet me rradhë në krye të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Ai e mori këtë detyrë në 28 prill 2015, dhe gjatë prezantimit të tij në këtë post, 2 vite më parë, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, vlerësoi rezultatet pozitive të arritura gjatë karrierës së Çepes, veçanërisht në pozicionin e Shefit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Ndërkohë, në shtator 2014 dhe deri në prill të 2015, Alfred Çepe ka mbajtur postin e shefit të anti-korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Alfred Çepe ka lindur në qytetin e Sarandës dhe zëvendëson në postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Durrës Perlat Çullaj, të cilit, pas lirimit nga detyra, deri tani nuk i është caktuar post tjetër në polici.

Ndërkohë me rastin e 104 vjetorit të Policisë së Shtetit Drejtues i parë, Alfred Çepe, ishte një ndër drejtuesit e policisë të nderuar me çertifikatë për Shërbime të Dalluara.

Deklarata e pasurisë së Alfred Çepes dhe bashkëshortes, bërë në vitin 2015:

Alfred Çepe, drejtor i policisë, qarku Elbasan

Pronar me 50 % i një ap. me sip. 101 m2 në Tiranë, vlera 48 150 euro.
Pronar i një autoveture “Mercedes Benz”, vlera 10 000 euro.
Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në “BKT”, 114 euro.
Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 45 000 lekë.
Të ardhura nga paga si punonjës i Policisë së Shtetit, 353 182 lekë.

Bashkëshortja, Silda Çepe

Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 6 870 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 37 992 lekë.
Pronare me 5 % e një trualli në Jalë e Vuno të Vlorës me sip. 5253 m2, trashëguar nga gjyshi.
Pronare me 5 % e një trualli në Vuno të Vlorës me sip. 900 m2, trashëguar nga gjyshi.
Të ardhura nga paga si drejtoreshë Kabineti në Ministrisë e Punëve të Brendshme, 99 681 lekë/muaj
Të ardhura nga bonuse për pagesë telefoni, 10 000 lekë/muaj.

M.B.