3500 persona vdesin çdo ditë në botë, si pasojë e aksidenteve të rënda rrugore. Edhe në vendin tonë bilanci nga aksidentet rrugore i përngjan atij të një lufte. 16 persona kanë vdekur në rrugët e shqipërisë në muajin mars, ndërsa numri i atyre që kanë mbetur të plagosur e të gjymtuar është disa herë më i lartë.

Këto të dhëna vijnë në javën ndërkombëtare të sigurisë rrugore. Fushata sensibilizuese e policisë së qarkullimit rrugor për qytetarët ka nisur nga një shkollë nëntëvjeçare në Durrës, ku specialistët e qarkullimit rrugor kanë dhënë mesazhin se si duhet të sillen përdoruesit e rruges, shoferët dhe këmbësorët në qarkullim, për të ulur aksidentet rrugore .

Komisar Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore, iu demonstroi nxënësve rregullat që duhet të dinë dhe të transmetojnë kur ecin në rrugë.

Fëmijëve iu demonstruan edhe situata nga një aksident të mundshëm, se si duhet të jepet ndihma e parë për të aksidentuarit.

K.H.