Cilët janë skenarët për personat që zotërojnë një biletë të blerë nga MilleMiglia.
Enac: “Gati për autorizim provizor”.
Kam prenotuar një fluturim për në maj; a janë biletat të vlefshme?
Për momentin, situata është kjo: Ruhen prenotimet, linja vazhdon të jetë operative.
Është gjithashtu e vërtetë, sikundër konfirmon edhe ‘Corriere della Sera’ se disa punonjësve të kompanive private iu është prenotuar udhëtimi përmes shoqërive të tjera ajrore.
Alitalia saktëson se: ‘programi operativ i fluturimeve nuk do të ndryshojë për momentin’.
Edhe shoqëritë e tjera ajrore që kanë fluturime në bashkëpunim me Alitalia, konfirmojnë që ende çdo gjë është si më parë.
Do të doja të udhëtoja në korrik, a mund të prenotoj një biletë tek Alitalia?
Në situatën aktuale nuk ekziston një përgjigje për këtë, edhe pse sipas disa burimeve ka gjendje likuiditeti për 2-3 javë. Ndërkohë disa kompani të huaja që kanë zyra në Itali po dërgojnë komunikime të brendshme përmes të cilave iu kërkojnë punonjësve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos blejnë bileta për fluturimet e ardhshme deri sa të jetë qartësuar situata. “Për prenotimet e reja, thotë një menaxher, duhet të flasim vetëm me agjencinë dhe nuk mund të bëjnë prenotime pa një autorizim”.
A mund të prenotohen fluturime në faqen e internetit të shoqërisë?
Po. Vetë ‘Corriere’ realizoi disa tentativa për të blerë bileta fluturimi për muajin korrik dhe gusht për udhëtime kombëtare, europiane ose ndërkombëtare dhe që rezultuan me sukses. Por, kjo nuk do të thotë se fluturimi do të mund të jetë operativ duke qenë se gjithçka është në fazën kur do të duhet të merret një vendim.
A rrezikon shoqëria trengjyrëshe që të humbasë licencën?
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë avionët nuk mund të fluturojnë. Vendimi i takon Enac (Enti Kombëtar i Aviacionit Civil). Presidenti Vito Riggio është i gatshëm që t’i lëshojë certifikatën e operimit Alitalia-s me kusht që brenda pak ditësh të mund të emërohet administratori, pas kësaj licenca do të pezullohet dhe administratorit të emëruar do t’i vihet në dispozicion një autorizim i përkohshëm që do të rinovohet çdo muaj.
A mund të prenotohen udhëtime gjatë periudhës së autorizimit të përkohshëm?
Është një çështje që Enac, i pyetur nga Corriere, nuk ka preferuar që ta qartësojë. Enti u kufizua në theksimin e qëndrimit zyrtar: ‘Për momentin, ekzistojnë kushtet për të mbajtur në operim të plotë Alitalia-n. Enti do të vazhdojë që të jetë vigjilent dhe të zbatojë normat europiane’.
A do të ketë pasoja te prenotimet?
Sipas ekspertëve, po. Në planin ekonomik do të ketë efekt negativ të dyfishtë. Mungesa e shitjeve të biletave do të përkthehet në reduktim të të ardhurave, si dhe në atë çka do të mund të vijë si ndihmë nga qeveria.
A ekzistojnë zgjidhje të veçanta në raste të ndalimit të fluturimeve?
Po. Një mundësi do të ishte duke kërkuar ndërhyrjen e kompanive të tjera – të tilla si Ryanair, EasyJet, Meridiana, Vueling – përmes përdorimit të avionëve të shumta në Itali.
Çfarë do të ndodhë me përdoruesit e kartës MilleMiglia?
MilleMiglia është një program besimi i Alitalia-s. Çdo herë që fluturojnë në linjë ajrore italiane apo me partner të tyre, të regjistruarit përfitojnë pikë. Në teori, klientët besnikë, të cilët kanë plotësuar pikët ndaj kompanisë, në rast falimenti të Alitalia-s mund të kërkojnë dëmshpërblim të tyre. Në praktikë, kjo do të jetë shumë e vështirë.
Sa është numri i poseduesve të kartës MilleMaglia?
Sipas të dhënave të kompanisë, janë rreth 5 milionë anëtarë përdorues të kartës MilleMaglia, nga të cilët 3.3 milionë në Itali. “Besnikëri në Alitalia”, që menaxhon programin, është 75% pjesë e kompanisë Etihad dhe 25% e Alitalia-s. Është konsideruar si minierë ari, pasi vetëm në 2015-n solli rreth 14 milionë euro fitime, 79% më shumë se një vit më parë.
Kush udhëton me Alitalia-n?
Vendas dhe të huaj. Në 2016-n, përllogariteshin rreth 12.8 milionë fluturime brenda vendit dhe 10.3 milionë fluturime ndërkombëtare. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit me kompaninë Alitalia fluturuan rreth 817,143 pasagjerë nga aeroporti i Fiumicino-s. Një tjetër rrugë e rëndësishëm është Romë-Tel Aviv, 677,453 pasagjerë që shkelën këto dy aeroporte udhëtuan me Alitalia.
/MONITOR/