Shërbimet e Policisë Bashkiake, referuar ankesave të qytetarëve, kanë bërë të mundur lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga automjete me mbishkrimin shitet në lagjen nr.4, rruga “Egnatia”.
Bëhet me dije se gjatë ditës së sotme janë vendosur dhjetëra masa administrative me gjobë. Mësohet se, në ditët në vijim aksioni do të shtrihet në lagje të ndryshme të qytetit.
Policia Bashkiake i bën thirrje subjekteve të marrin masa për largimin e automjeteve pasi zënia e hapësirës publike për qëllim ekspozim shitje automjetesh do të ndëshkohet me masa administrative me gjobë.
Ndërkohë kanë ftuar qytetarët të denoncojnë këto raste abuzive në numrin e telefonit +052 2322 50.





