*Vendimi i prokurorisë: Vrasja e Ervin Dalipajt, pushohet akuza për vrasjen e Çollakut

Vrasja e Ervin Dautaj, do sjellë automatikisht pushimin e akuzave kundër tij për “Rrëmbimin, torturimin dhe më pas vrasjen” e Gazmend Çollakut si dhe “Armëmbajtjes pa lejë” që prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur kundër tij. Kjo dosje është në fazën e gjykimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por do jetë prokurori Besnik Muçi, ai që do pushojë akuzat për Dalipaj.Çështja do vijojë vetëm me një të pandehur siç është Denis Shtraza, i cili nuk e ka pranuar akuzën e prokurorisë.Shtraza thotë se ka qënë në Tiranë, ditën e krimit, por policia dhe prokuroria pretendojnë të kundërtën.

Pas shoqërimit në polici të Denis Shtrazës dhe Ervin Dalipaj,këtyre të fundit i janë sekuestruar 9 aparate telefonike dhe automjeti tip “Mercedes Benz Ml”. Fuoristrada i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm fizik mëngjesin e 7 janarit 2016, ku janë gjetur 9 aparate telefonike, dhe mësohet se dy prej tyre i ka pranuar se i ka pasur i arrestuari Denis Shtraza dhe 7 të tjerët ish-efektivi i policisë Ervin Dalipaj. I pyetur nga policia për praninë e kësaj sasie të tepruar të telefonave në makinë,Dalipaj ka pohuar se dy i përkisnin atij, të tjerët ishin të shokëve të tij, por që ishin haruar në makinë prej tyre. Kontrolli është pasqyruar në një procesverbal, dhe se në këtë kontroll ka qenë i pranishëm dhe Dalipaj, i cili ka firmosur procesverbalin dhe se ka qenë dakord me sendet e gjetura dhe sekuestrura nga policia.

Konflikti/ Familja ka marrë mesazhe kërcënuese

Dalipaj i frikësohej hakmarjes vajzën e gruan e strehoi Elbasan

Ervin Dalipaj, kishte filluar t’i ndruhej një hakmarjeje të mundshme, pas dërgimit të disa mesazheve në familjen e tij, se do hakmereshin për gjakun e Gazmend Çollakut, shkruan “Shqiptarja.com”. Frika nga hakmarja atij i është shtuar akoma dhe më tepër, kur në Durrës persona të paidentifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e shtetasit Denis Shtraza, duke lënë një fëmijë të plagosur. Prej kësaj dite, Dalipaj ka filluar të marë masa, ku gruan dhe vajzën e tij 7-vjeçare e ka çuar në Elbasan, te prindërit e nuses. Ndërkohë që vetë qëndronte i fshehur në banesa të ndryshme të mara me qëra dhe hotele, si në Vlorë, Tiranë dhe zona periferike të Durrësit.Dalipaj kurrë se ka pranuar vrasjen e Çollakut duke pohuar se në dosje ishin manipuluar provat hetimore. Por çfarë ka ndodhur? Vrasja e Gazmend Çollakut u krye në vazhdën e një seri krimesh në qytetin e Durrësit, ku disa prej tyre janë ende të pazbardhura.

Provat gjenerale

Në atë periudhë prokurorë e policë, kanë zhvilluar disa analiza hetimore me qëllim zbardhjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, pasi në këtë krim vrasësit kishin përdorur uniforma policie. 20 ditë nga sekuestrimi i automjetit të Dalipaj dhe kontrollit fizik i makinës së tij, dy oficerët e Durrësit që kishin marrë në dorë dosjen,e kanë parë të nevojshme të kryejnë një tjetër kontroll fizik të automjetit tip foristradë “Benz Ml”, e cila ndodhej e bllokuar në ambjentet e komisariatit, që prej mesnatës së 6 janarit 2016. Kontrolli është kryer me urdhër të prokurorit, i cili ka miratuar kërkesën e oficerëve për të ushtruar një kontroll të dytë në këtë makinë, ku kanë asistuar ekspertë të policisë shkencore si A. M., A. B., A. N., specialisti i krimeve R. F. dhe L. D. Në këtë kontroll nuk kanë qenë prezent Dalipaj dhe Shtraza. Pikërisht në këtë verifikim është gjendur dhe prova gjenerale, njolla gjaku në disa sende, që çuditërisht nuk u gjetën nga oficerët e policisë së Durrësit në kontrollin e parë të automjetit. Pas ekzaminimeve të njollave të gjakut, policia tha se ato korrespodonin me gjakun e viktimës të Gazmend Çollaku.